Italishtja e re

2,800 L

“Italishtja e re pa mundim” e Assimil është një metodë tërheqëse dhe mjaft e shpejtë. Tekstet e librit janë ndërtuar thjesht dhe sipas parimit duke ruajtur përshkallëzimin e vështirësisë. Duhet të kapërceni mësimin e tridhjetë që të shijoni pa problem efektet e këndshme që krijohen nga zotërimi i një gjuhe.

SKU: 9994339095 Kategoria

 Këto mësime të para duket sikur janë “të mërzitshme”, por të domosdoshme, sepse në fazën e parë kur je i detyruar të kalosh përms një etape pune lidhur me mekanizmat bazë, ato ju japin si shpërblim një fjalor mjaft të dobishëm. Kjo nuk do të thotë se ky aspect do të lihet pasdore në vijim. Ne thjesht duam të themi se me të kaluar vështirësitë e para mundësitë për të luajtur me fjalët do të jenë më të mëdha dhe vetë gjuha në tërësinë e saj do t’ju paraqitet nën një vështrim të ri. Dora-dorës që përparoni në gjuhë ndjenja e këndshme që ndodheni “si në shtëpi” do të lindë tek ju. Nga ana tjetër, shtojca gramatikore që trajton foljet, të cilat sigurisht paraqesin një vështirësi jo të vogël, është paraqitur e plotë. Mënyra e procedimit gjatë studimit ndjek këtë radhë: Dëgjohet mësimi në CD. Pastaj lexohet çdo fjali me zë të lartë. Ndërkohë mund të shihni shqiptimin e figuruar. E njëjta procedure vlen edhe për ushtrimet, të cilat duhet ti zhvilloni me shkrim dhe shoqëruar me gojë. Aty nga mësimi 50 ju do të filloni përsëritjen paralele, domethënë pas mësimit të ri do të ndiqni edhe një mësim të kaluar, të përcaktuar me numër. Në këtë mënyrë do të ngulitni në mendje përfundimisht dhe në mënyrë aktive strukturat dhe fjalët më të rëndësishme të kaluara. Dhe detyra e përditshme plotësuese është: shihni filma në këtë gjuhë, mësoni poezi përmendësh, po ashtu tekstet e këngëve dhe këndojini ato vazhdimisht. Kjo ka për t’ju ndihmuar shumë.

Komente

Nuk ka ende komente