Dy adoleshentë; një grek qipriot dhe një turk qipriot, takohen në një tavernë në ishullin që të dy e quajnë shtëpi. Në tavernë, të fshehura nën kurora me hudhra, spec djegës dhe dorëzonja, Kostas dhe Defne rriten në dashurinë e tyre të ndaluar për njëri-tjetrin. Një pemë fiku shtrihet nëpër një zgavër në çati dhe kjo pemë dëshmon për takimet e tyre të heshtura, të lumtura dhe përfundimisht, për largimet e tyre të heshtura e të fshehta. Pema është aty kur shpërthen lufta, kur kryeqyteti bëhet hi dhe rrënoja, dhe kur adoleshentët zhduken. Dekada më vonë, Kosta kthehet. Ai është një botanist që kërkon specie vendase, por në të vërtetë, ai është në kërkim të dashurisë së humbur. Vite më vonë, një ficus carica rritet në kopshtin e pasmë të një shtëpie në Londër ku jeton Ada Kazantzakis. Kjo pemë është lidhja e saj e vetme me një ishull që nuk e ka vizituar kurrë – lidhja e saj e vetme me historinë e trazuar të familjes së saj dhe identitetin e saj kompleks, ndërsa ajo kërkon të zgjidhë sekretet e viteve për të gjetur vendin e saj në botë.
Ishulli i pem?ve t? zhdukura
1,200 L
Një libër i ri, i pasur, magjik rreth përkatësisë dhe identitetit, dashurisë dhe traumës, natyrës dhe ripërtëritjes, nga autorja më e vlerësuar sot në të gjithë botën. Një histori prekëse, e shkruar bukur dhe e ndërtuar në mënyrë delikate e dashurisë, ndarjes, transcendencës, historisë dhe vetëdijes. Prandaj ky roman konsiderohet si vepra më e mirë e Elif Shafak-ut.
4 stok
Komente
Nuk ka ende komente