Imagjinarja

1,500 L

“Imagjinarja” përpiqet të arrijë atë që Sartri e quan “fenomenologji” të imazhit, ku ai inventarizon dhe konceptualizon gjithçka që reflektimi i drejtpërdrejtë, madje subjektiv, mund të mësojë si të sigurt lidhur me ndërgjegjen imagjinuese.

SKU: 9789928203786 Kategoria

Sartri mënjanon teoritë e pararendësve të tij në këtë fushë, duke përdorur shpesh kundër tyre edhe vrojtimet e tyre konkrete dhe subjektivitetin e tyre. Më pas, ai trajton “Të mundshmen”, ku ngre hipotezat e tij lidhur me natyrën e imazhit mendor, gjë që e shpie në parashtrimin e çështjeve që mbushin psikologjinë fenomenologjike. A është e rastësishme mundësia që ka ndërgjegjja për t’i transmetuar vetvetes një objekt në mungesë? Cili është raporti i saj me mendimin? Po me simbolin? Çfarë përfaqëson imagjinarja në jetën e ndërgjegjes, në pozicionin tonë të reales? Dhe së fundmi, cili është realiteti i veprës së artit, i kësaj irealeje?

Shtëpia Botuese

Fan Noli

Numri i faqeve

354

Autori

Jean-Paul-Sartre

Komente

Nuk ka ende komente