Me “Iluzionet e humbura”, Balzaku ka realizuar një tablo monumentale mbi zvetnimin e moralit shoqëror të kohës. Ndoshta më mirë se në çdo roman tjetër të Balzakut, tek “Iluzionet e humbura” konstatohen cilësitë dhe vlerat e një shkrimtari të madh. Historia e Lysienit, një poet i ri i cili përpiqet me dëshpërim që të bëjë emër në metropolin e kulturës, në Paris, është historia brilante e brishtësisë, e guximit dhe e dramës së një njeriu me sjellje provinciale, i gjendur në vorbullën e zhurmës dhe kotësisë aristokratike. Ai është elegant, energjik dhe me aspirata të bukura për poezinë, por tepër naiv… e braktis pasionin duke u bërë viktimë e mënyrës së jetës pariziane. Lysieni mbasi ka njohur shumë detaje të jetës metropolitane, përfundimisht mëson se talenti nuk vlen për asgjë, dhe se janë paaftësia dhe intrigat ato që lëvizin gjithçka dhe garantojnë financa në jetë.
Iluzionet e humbura
1,400 L
Ky është një nga romanet më me ndikim të Balzakut në letërsinë e shekullit të XIX, duke u kthyer në një gur themeli të letërsisë realiste europiane. Romani është pjesë e Komedisë njerëzore, lexuesit e të cilës janë po aq të pasionuar edhe në ditët tona.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Ombra GVG |
---|---|
Numri i faqeve | 792 |
Autori | Honore De Balzak |
Komente
Nuk ka ende komente