Identiteti

800 L

Ndër të gjithë shkrimtarët bashkëkohorë, vetëm Kundera mund ta shndërrojë një perceptim kaq të fshehtë dhe shqetësues në një roman – një ndër më të mirët e tij, më i dhimbshmi, më i shndritshmi. Ai që, çuditërisht, qëllon të jetë një histori dashurie.

SKU: 9789928426079 Kategoria

Ndodh në disa situata, për një çast, të mos njohim personin që kemi pranë, kur identiteti i tjetrit befas fshihet si me dorë dhe ne nisim e dyshojmë edhe për tonin. Kjo ngjan edhe me çiftet – përnjëmend, sidomos me çiftet, sepse të dashuruarit i tremben më shumë se gjithçkaje tjetër të “humbasin nga sytë” të dashurin e zemrës. Me një art që të mahnit dhe duke luajtur me variacionet e këtij momenti domethënës, Milan Kundera e ka bërë këtë situatë – dhe ndjesitë e panikut që ajo frymëzon – subjektin e romanit të tij. Këtu lakonizmi shkon në një hap me forcën e rrëfimit dhe një moment hutimi vë në lëvizje një zinxhir kompleks ngjarjesh, që e detyron lexuesin ta kalojë e rikalojë kufirin mes fantazisë dhe së vërtetës, mes asaj që ndodh në botën jashtë dhe asaj çka mendja krijon në vetminë e vet.

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

172

Autori

Milan Kundera

Komente

Nuk ka ende komente