Historia: Një skandal i vjetër sa bota

1,400 L

Një roman indinjues, rebel, polemik, ideologjik. Vepra më e arrirë e Elsa Morantes

5 stok

SKU: 9789928216670 Kategoria Tag:

Një ditë janari të vitit 1941, një ushtar gjerman po ecte nëpër lagjen “Shën Lorenc” në Romë. Dinte vetëm katër fjalë italisht dhe nuk merrte fare erë nga jeta. Emrin e kishte Gunter. Mbiemri mbetet i panjohur. Nuk kaloi shumë dhe erdhi në jetë Uzepja, fryt i një përdhunimi… Një manifest, “një aksion politik". Çshenjtërimi është dënimi i historisë. Ky është një roman proteste. Një roman i dhembjes dhe pendimit, që përshkohet fuqishëm nga dëshpërimi, tensioni, mëshira, dituria, bukuria, por me shumë pak jetë. “Historia: një skandal i vjetër sa bota” është një roman gazmor, plot dritë dhe ajër, dhe pse jo “zbavitës”, gjithë humor (i përdorur sistematikisht në një nivel që nuk haset tjetërkund në veprat e Morantes), i qepur me spango të trasha e të holla, i ildisur me thurje të fshehura që e lëshojnë dhe e kapin sërish pa ndërprerje dhe me shkathtësi fillin, i ngjashëm në këtë aspekt me romanet e vjetra, që janë plot me digresione, duke qenë të ndjeshme ndaj befasive dhe mrekullive, ose me poemat heroike-komike dhe tragjikomike.

Komente

Nuk ka ende komente