Vepra monumentale e Edward Gibbon, Historia e rënies dhe shkatërrimit të Perandorisë Romake ka trazuar njerëzimin që kur u botua gati 250 vjet më parë. Evropianët panë te Perandoria Romake shumë shpesh vetveten, duke mburrur veten me qytetërimin e ndërtuar përmes iluminizmit dhe kolonializmit si dhe, duke studiuar me imtësi periudhën e rënies së saj, kërkuan të gjejnë një lloj ligjësie historike për të kuptuar se si mundet të rrëzohet edhe qytetërimi perëndimor sot.
Vëllimi i parë, të cilin lexuesi po e merr në duar për herë të parë në shqip, përfshin tre shekujt e parë të e.s., një periudhë e trazuar gjatë së cilës, perandoria arriti të rimëkëmbet dhe të bashkohet sërisht falë atyre që Gibbon i përshkruan si “perandorët fshatarë të Ilirisë”.
Të pesë vëllimet e tjera do të publikohen gradualisht nga Shtëpia e Librit në vijim, si pjesë e shumë botimeve mbi Historinë e Romës, nga autorë klasikë dhe modernë. Lexim të këndshëm.
Komente
Nuk ka ende komente