Historia e 33 Kryeministrave të Shqipërisë

3,000 L

Roland Qafoku, kur vendosi të shkruante për të dhënat themelore të jetës dhe punës së 33 kryeministrave shqiptarë nga viti 1912 deri më sot, nuk kishte ndonjë përvojë të gatshme në shkrimet letrare e shkencore shqip, përveç botimit Parlamenti, legjislaturat, ligjvënësit, përgatitur e botuar në vitin 2005, në 85- vjetorin e fillimeve të parlamentarizmit në Shqipëri.

SKU: 9789928186720 Kategoria

Roland Qafoku, autori i librit “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë”, kur vendosi të shkruante për të dhënat themelore të jetës dhe punës së 33 kryeministrave shqiptarë nga viti 1912 deri më sot, nuk kishte ndonjë përvojë të gatshme në shkrimet letrare e shkencore shqip, përveç botimit Parlamenti, legjislaturat, ligjvënësit, përgatitur e botuar në vitin 2005, në 85- vjetorin e fillimeve të parlamentarizmit në Shqipëri. Ky është një libër për të cilin është punuar për një kohë të gjatë: në arkiva e në botime të rralla, në libra me kujtime e në ditarë, në shtypin e vendit e në shtypin e huaj, me dëshmitarë të drejtpërdrejtë dhe trashëgimtarë të harruar. Nisur, me sa duket, për të plotësuar njohjen e lexuesve rreth qeverisësve të vendit përgjatë një shekulli, përmes një rubrike të qëndrueshme në një të përditshme, pak nga pak ideja u kthye në projekt dhe tani është në duart e lexuesve.

Komente

Nuk ka ende komente