Historia Botërore dhe Qytetërimi 5

1,500 L

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e “Väldishistoria” nuk ëndërronte aspak t’u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t’iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t’iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes, por njeriu.

SKU: 9789992754931 Kategoria

Ishte i një mendimi me Mark Bloshin, i cili shkruante: “Tej trajtave idilike të peizazheve, veglave të punës dhe makinave, tej shkrimeve me pamje të ftohtë dhe institucioneve me dukje krejtësisht të shkëputur nga ata që i kanë krijuar, janë njerëzit ata me të cilët historia duhet të merret. Kush nuk ia arrin kësaj, në rastin më të mirë, nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një mëditës i diturisë. Historiani i mirë i ngjan gogolit të legjendës. Aty ku bie erë mish njeriu, aty është gjahu i tij.” Karl Grimberg ishte ky lloj gogoli… Ata që s’kishin oreksin e tij, kuptohet që shtrembëruan buzët me naze. E qortuan Väldishistoria – n se i linte një vend shumë të rëndësishëm jetës së përditshme në raport me jetën politike; habiteshin tek gjenin në të faqe të shumta që i kushtoheshin letërsisë, artit dhe shkencave; ata i zemëronte mënyra shumë e drejtpërdrejtë me të cilën ishin trajtuar temat më të ashpra. Sot është e qartë që shumica e kritikave të hartuara nga “mëditësit e diturisë” kanë theksuar pa vetëdije meritat kryesore të veprës së Karl Grimbergut. Lexuesi, të thuash të drejtën, nuk ngurroi fare: që në vëllimet e para pati një sukses të madh në Suedi, Norvegji, Danimarkë dhe në Finlandë. Mijëra lexues skandinavë u gëzuan se kishin, më në fund, një histori që s’ishte vazhdim i kreshnikërisë luftarake apo marrëveshjeve diplomatike, një galeri portretesh, apo tablosh konvencionale ku, sipas fjalëve të Torres – Bodet “kombet ekspozojnë egocentrizmin dhe verbërinë e tyre”. Fatkeqësisht, Karl Grimberg nuk mundi ta përfundonte punën që kishte ndërmarrë. Me vdekjen e tij, më 1941, Väldishistoria u ndërpre tek viti 1715. Qe Ranger Svanström, bashkëpunëtori i tij më i afërt, që përmbushi detyrën e vështirë të botimit të volumeve të fundit, nën frymën dhe tonin e të parave.

Komente

Nuk ka ende komente