Histori e Ballkanit

2,000 L

‘Një vepër që meriton admirim të jashtëzakonshëm dhe që nuk ka shoqen deri tani.” –Guardian

SKU: 9789951721806 Kategoria

“Glenny na jep një tablo të pasur të rrethanave historike të ngjarjeve në dhjetëvjeçarin e fundit… Libri i tij mbulon një hapësirë gjeografike e historike jashtëzakonisht të gjerë, që nga Greqia e fillimit të shekullit XIX e deri në Kosovën e pardjeshme. Njëherazi, gjatë rrugëtimit në histori, ai e gjen kohën për t’u ndalur e për të dhënë përshkrime emocionuese, fragmente poezie dhe portrete të fuqishme të personazheve kryesore. Kjo është një histori popullore e shkollës së Norman Davies-it, e konceptuar në shkallë të gjerë, shumë e pëlqyeshme dhe e kuptueshme në të lexuar, e përshkuar tejetej nga muzika e së kaluarës… Një arritje e madhe.” – Timothy Garton Ash, Mail on Sunday “Glenny kurrë nuk shkruan keq; në gjërat më të mira ai i jep gjuhës freskinë e një përvoje vetjake të ndjerë thellë. Ky libër merr jetë e gjallëri në përshkrimin e skenave që i ka ndjekur vetë me sy si gazetar. Ai përdor me shkathtësi e zhdërvjelltësi burime kronikash, raportesh e rrëfimesh – sidomos ato të gazetarëve të kohëve të shkuara, dëshmitë e të cilëve shpesh shpërfillen prej historianëve akademikë. Pasioni i fuqishëm nuk ia mjegullon syrin objektiv. Çka e bën historian të mirë – e gati të madh – të këtij rajoni është saktësia dhe thellësia e gjykimit. Mbi të gjitha, ky libër fiton vlera të reja nga vështrimi dhe interpretimi i mprehtë i tablosë bindëse të problemeve.” – Felipe Fernandez-Armesto, Sunday Times

“Misha Glenny është më i mprehti e më i thelli ndër të gjithë ata gazetarë perëndimorë, që e kanë mbuluar këtë trevë të Evropës në dy dhjetëvjeçarët e fundit… Ky libër ka qenë një ndërmarrje jashtëzakonisht ambicioze por e nevojshme për Evropën dhe Amerikën…” – Neal Ascherson, Observer“Libri i Glenny-t është një shembull i shkëlqyer i rilindjes së historisë narrative në kohën tonë. Kuadri kronologjik ndihmon që emrat ekzotikë të personave dhe emrat e vendeve vazhdimisht të ndryshëm të vijnë në rendin e duhur, por të gjitha temat e mëdha gjejnë shprehjen e tyre . . . Leximi i këtij libri të Glenny-t mund të kishte bërë që disa shtetarë të vitit 1999 të mos përsëritnin gabimet e historisë.” – Mark Almond, Literary Review “Bindës… Libri i Glenny-t duhet të jetë literaturë e nevojshme për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë nuk ka shkuar mirë në këtë rajon.” – Jonathan Eyal, Irish Times

“Arritja e tij është e shkallës së lartë dhe qëndron në harmonizimin e një intelekti të madh, humanizmi të vërtetë dhe pasioni të thellë . . . Libri i tij me siguri do të bëhet një literaturë e domosdoshme për këdo që dëshiron të kuptojë Ballkanin e jo thjesht të ketë një mendim për këtë rajon.” – Scotsman

Shtëpia Botuese

Pema

Numri i faqeve

752

Autori

Misha Glenny

Komente

Nuk ka ende komente