Libri vjen si bashkëpunimi i dytë i botimeve “Berk” me Qendrën e Studimeve Albanologjike “Shejzat Pleiades”. Për më shumë se katër dekadave veprës së Koliqit i mungoi lexuesi, pasi ajo, si vetë autori vuajtën një “damnatio memoriae” prej regjimit komunist. Vetëm mbas vitit 1990 Koliqi, së bashku me nji plejadë autorësh të tjerë, u rikthye në atdhe. Tek novelat e botuara në këtë vëllim anastatik, lexuesi gjen gjenealogjinë e peizazheve të jetës urbane shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX : teknikën, shkollën, marrëdhënie të reja në prodhim, universitarët që vinin nga jashtë shtetit, çtendosjen politike të viteve ‘30, apo emancipimin e përgjithshëm shoqëror.
Hija e maleve – Tregtar flamujsh
850 L
“Hija e maleve dhe novela të tjera” është një përmbledhje e novelave të Ernest Koliqit kuruar, përgatitur për botim dhe me parathënie nga Ardian Ndreca.
Komente
Nuk ka ende komente