Sokço është një qytezë turistike bregdetare në kufi mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut. Dimri i acartë ka pllakosur e ka zymtuar gjithçka. Trupat janë të ngrirë, peshqit, helmues, përtej plazhit, nga kullat e vrojtimit në Veri, dalin grykat e mitralozëve. Një vajzë e re koreano-franceze punon si recepsioniste në një bujtinë, tashmë thuajse në prag të rrënimit. Një mbrëmje, mbërrin një udhëtar i papritur: një francez, që merret me tregime vizatimore, me shpresën për të gjetur frymëzim në këtë peizazh të shkretë. Kur ajo pranon ta shoqërojë në një udhëtim për të njohur shpirtin e vërtetë të Koresë, të dy bashkë vizitojnë maja malesh të zbardhura nga bora, ujëvara të mëdha e madje, kalojnë dhe kufirin e Koresë së Veriut. Mes këtyre dy qenieve që vijnë nga kultura të ndryshme lind një marrëdhënie e vështirë dhe e brishtë.
Heshturazi dashuri
800 L
“Heshturazi, dashuri” rrëfen për dy jetë krejtësisht të ndryshme, që cekin njëra-tjetrën dhe, për pak kohë, ndajnë bashkë një pjesëz udhe. Ka plot histori të mbetura pezull, takime që lënë gjurmë, por që nuk lëndojnë, si ato të personazheve të këtij romani. Megjithatë, dy personazhet në njëfarë mënyre e gjejnë njëri-tjetrin, njihen, zbulojnë sho-shoqin dhe përmes tjetrit përpiqen të kuptojnë diçka nga vetja. Ky roman, delikat si bora mbi det, e shpie lexuesin në një univers me pasuri të rralla e origjinalitet.
Komente
Nuk ka ende komente