Harry Potter i burgosuri i Azkabanit 3

800 L

J. K. Rowling, me aventurat e Harri Poterit është bërë autorja më e famshme në botë për librat për fëmijë, nderuar me çmimet më prestigjioze ndërkombëtare. “J. K. Rowling i meriton të gjitha lëvdatat që i janë bërë. Edhe njëherë: është pak të thuhet që kemi të bëjmë me një ngjarje letrare botërore.” Scotland on Sunday “Librat e Harri Poterit janë nga gjërat e rralla që adhurohen si nga fëmijët, edhe nga prindërit.” The Daily Telegraph

SKU: 9992759038 Kategoria

Harri Poteri ishte një fëmijë i pazakontë nga shumë pikëpamje. Para së gjithash, i kishte zët pushimet verore më shumë se çdo pjesë tjetër të vitit. Pastaj ia kishte qejfi shumë të bënte detyrat, por ishte i detyruar të mësonte fshehurazi, në mes të natës. Shtoi këtyre pastaj se ishte edhe magjistar. “Unë nuk e kërkoj belanë, – mërmëriti Harri prishaqejfas, – Zakonisht është belaja që vjen e më gjen”. Kështu u thotë Harri Poteri, nxënësi i Shkollës së Magjisë dhe Shtrigërisë në Hoguorts, shokëve të tij. Vërtet jeta e tij është në rrezik: një vrasës i rrezikshëm është arratisur nga burgu i frikshëm i Azkabanit dhe po e ndjek pas, i vendosur ta vrasë. Ndoshta kësaj radhe as shkolla magjike dhe as shokët e tij më të ngushtë nuk mund ta ndihmojnë dot. Në një skenë emocionesh të thella, mes hartash të magjepsura dhe Hipogrifësh agresivë, hallash fluturuese dhe librash që kafshojnë, Harri Poteri e çon lexuesin në kapitullin e tretë të aventurave të tij të jashtëzakonshme.

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

328

Autori

Joanne K. Rowling

Komente

Nuk ka ende komente