Hajduti dhe rebelja

1,200 L

“Hajduti dhe rebelja” është një histori dashurie universale, që kapërcen klasat shoqërore e tregon në mënyrë prekëse se vështirësitë mund të na mësojnë gjënë më të rëndësishme: guximin për t’i bërë ballë gjithçkaje, vullnetin për të ndryshuar dhe besimin pa kushte te njëri-tjetri

SKU: 9789928371362 Kategoria

Djaloshi 18-vjeçar Niri dhe familja e tij bëjnë një jetë të thjeshtë, por të sigurt, duke punuar në vilën e familjes së pasur Benz. Por kur pandemia pllakos botën, të gjithë lihen në mëshirën e fatit, duke parë në sy honin e një varfërie të skajshme. Ndërsa gjendja e tyre bëhet gjithnjë e më e dëshpëruar, Niri, dikur nxënës manastiri, që respektonte të gjtiha rregullat, vendos të mos presë më duarkryq ndihmat e një qeverie të korruptuar dhe shpërfillëse ndaj popullit, madje ai rebelohet edhe ndaj të atit, që tashmë i është dorëzuar fatit të tij.

Komente

Nuk ka ende komente