Në qytetin e Mardinit, afër kufirit të Turqisë me Sirinë, Avdoja jetim gjen qëllimin e jetës, kur një murator i vjetër e merr si çirak. Nga Mjeshtri Xhozef ai mëson rëndësinë e artit të gurgdhendjes, i cili kujdeset për të vdekurit dhe bëhet dëshmitar i jetës së tyre. Më pas Avdoja udhëton nëpër vend dhe takon një grua që e do me gjithë zemër, por e humbet si pasojë e një krimi tragjik. I dorëhequr tek një ekzistencë e vetmuar, ai tërhiqet nga bota në punishten e tij të gurëgdhendjes, por edhe atje jeta, me të gjitha hidhërimet, gëzimet, padrejtësitë dhe dhuratat e saj, e shtyn në drejtime të papritura.
Gurë dhe hije
1,500 L
Një epikë intime, e pashlyeshme, Gurë dhe Hije bashkon fragmente jo vetëm nga historia turke e shekullit të njëzetë, por edhe nga Perandoria Osmane, Lindja e Mesme dhe Evropa. Së bashku ata formojnë një tablo befasuese të një shoqërie të pasur, komplekse që përfshin të krishterë, myslimanë sunitë, turq, kurdë dhe armenë.
Përshkrim
Informacion shtesë
| Shtëpia Botuese | Dritan |
|---|---|
| Numri i faqeve | 403 |
| Autori | Burhan Sonmez |
Komente
Nuk ka ende komente