AUTORJA BESTSELLER E NJË MILION KOPJEVE, MBRETËRESHA E KTHESAVE TË PAPRITURA, ALICE FEENEY, GODET PËRSËRI ME “GRUAJA E BURRIT TIM”.
Idën Foksi, një artiste në prag të suksesit të madh, niset për të bërë vrap përpara ekspozitës së saj të parë. Kur kthehet në shtëpinë ku u shpërngul së fundmi, një shtëpi e vjetër magjepsëse, e quajtur Dylbia, në Hop Folls, asgjë nuk është më siç duhet të jetë. Çelësi nuk i bën derës. Një grua, çuditërisht e ngjashme me të, i del te pragu. Dhe bashkëshorti këmbëngul se nuk e njeh më gruan e tij.
Një shtëpi. Një bashkëshort.
Dy gra.
Dikush po gënjen…
“Gruaja e burrit tim” na vjen si një rrjetë e ndërthurur mashtrimesh, fiksimesh dhe misteresh që do t’ju mbajë në ankth deri në faqen e fundit. Përgatituni për trillerin martesor më sfidues që keni lexuar ndonjëherë dhe hyni brenda Dylbisë nëse guxoni -për të përjetuar një histori ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Komente
Nuk ka ende komente