Grate e Rotshildeve

2,500 L

Tërheqës dhe magjepsës, ky libër u jep zë grave të rafinuara, të privilegjuara dhe të talentuara, të cilat guxuan të sfidonin pritshmëritë e familjes dhe shoqërisë së tyre dhe, nëpërmjet kësaj, i dhanë formë historisë.

Familja që u ngrit nga getoja e Frankfurtit në një pasuri dhe pushtet të pakrahasueshëm, është mitizuar shumë. Megjithatë, gjysma e Rotshildëve, femrat, kanë mbetur praktikisht të panjohura.

Nga East End-i i Londrës deri në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, nga Spitalfields-i në kështjellat skoceze, nga Bletchley Park në Buchenwalds dhe nga Vatikani në Palestinë, Natalie Livingstone ndjek jetën e jashtëzakonshme të degës angleze të grave Rotshild, që nga fundi i shekullit të tetëmbëdhjetë deri në vitet e hershme të shekullit të njëzetenjëtë.

Si hebreje në një shoqëri të krishterë dhe si gra në një familje thellësisht patriarkale, ato ishin të shpërfillura. Të përjashtuara nga banka e familjes, gratë e Rotshildëve krijuan dinastinë e tyre të veçantë të vajzave dhe të mbesave, të nënave dhe të hallave/tezeve. Ato u bënë mikpritëse me ndikim dhe diplomate të talentuara, organizuan fushata elektorale, këshilluan kryeministra, mbrojtën reformat sociale dhe tregtuan në bursë. Kundërshtuese dhe konformiste, konservatore dhe idealiste, protagoniste dhe të ndrojtura, ato ndërvepruan me të gjithë, që nga mbretëresha Viktoria deri te Khaim Vaizmani, nga Rosini te Thelonious Monku nga Duka i Uellingtonit tek Alek Gines, si dhe me tregtarët e amfetaminës, me aktivistët e të drejtës së votës dhe artistët pararojë. Ato luajtën një rol pionier në lëvizjen mjedisore, skandalizuan botën e tenisit për femra duke prezantuar shërbimin nga lart dhe garuan me makinë me Mails Dejvisin, në Manhatan.

Komente

Nuk ka ende komente