Motrat Març tashmë e kanë kaluar pragun e fëmijërisë. Megi, Xhoi, Beti dhe Emi tani duhet të përballen me botën përtej strofkës së mbrojtur të shtëpisë, shfaqjeve teatrale në dhomën e ndenjjes dhe lidhjes së thellë që i bashkon. Është koha që secila të ndjekë rrugën e vet.
Megi, gjithmonë më romantikja e familjes, do të martohet vallë? Po shpirttrazuara dhe e guximshmja Xhoi do të gjejë busullën orientuese dhe të shkëlqejë në letërsi? Ç’do të ndodhë me Betin, me pianon e saj, me shëndetin e brishtë? Po Emi, a e ka fituar tashmë urtësinë e moshës, apo do të ndjekë pasionin për artin dhe do të trazohet përsëri shpirtërisht?
Koha i ndryshon lidhjet. Dhe miqësitë mund të mos mbeten siç ishin dikur. Po Lori, ç’vend do të zërë në jetën e re të motrave? Jeta jashtë shtëpisë së familjes Març nuk do të jetë gjithmonë e lehtë. Mirëpo të mbështetura nga dashuria e ndërsjellë dhe nga miqtë e vjetër e të rinj, vajzat Març do të gjejnë forcën të zgjedhin rrugën e zemrës. Një vazhdim i lavdishëm i një klasiku që ka kapërcyer kufijtë e kohës, “Gratë e vogla rriten” i jep lexuesit kënaqësinë e rrallë të ndjekë heroinat e dashura në udhëtimin e tyre drejt pjekurisë dhe të zbulojë sfidat që i presin.
Komente
Nuk ka ende komente