Gjithë jeta që mbetet

Çmimi origjinal qe: 1,400 L.Çmimi i tanishëm është: 1,120 L. Save 280 L (20% Off)

“Gjithë jeta që mbetet” fillon me ditën e fundit të jetës së mëparshme. Jeta e mëparshme ishte pothuajse e përsosur, në papërsosmërinë e saj. Familja Ansaldo përbëhej nga dy prindër …

SKU: 9789928838117 Kategoria Tags: ,

“Gjithë jeta që mbetet” fillon me ditën e fundit të jetës së mëparshme. Jeta e mëparshme ishte pothuajse e përsosur, në papërsosmërinë e saj. Familja Ansaldo përbëhej nga dy prindër të dashuruar me njëri-tjetrin. edhe pse në moshë të mesme, dy fëmijë të lumtur, sipas mënyrës së tyre, dhe një mirëqenie ekonomike që nuk shkaktonte as marramendje e as vuajtje. Familja Ansaldo pluskonte në një përditshmëri mesatare, pothuajse huajse të mërzitshme, që mund të synohet nga shumëkush. Derisa drama i fshikullon dhimbshëm, thershëm dhe pa kthim. Jeta vazhdon dhe këtu rrëfehet, jo vetëm ajo çka mbijeton pas dhembjes,por çka duhet të mësojmë të rikrijojmë pas tragjedisë. Është jeta qëvijon përmes vuajtjeve dhe dështimeve, jeta që gjen gjithnjë një mundësitë rilindë edhe atëherë kur gjithçka ngjan e humbur. Ky roman flet përshëlbim, ngushëllim dhe dashuri. Në dhembjen më mizore gjendetgjithnjë një mundësi për t’u ringritur. Jeta vazhdon të regëtijë nënsyprinën e ditëve të errëta, si një premtim i brishtë, por qëndrestarringjalljeje.”Gjithë jeta që mbetet është një roman i ëmbël, i dhembshëm, intim dhe koral, që eksploron mekanizmat e turpit dhe të zisë, por mbi të gjitha të dashurisë dhe të përkujdesjes dhe i nxjerr në pah me një delikatesë të mahnitshme.Mund të ndryhemi në dhembje ose të vendosim të pranojmë të mirën që kemi përreth. Eshtë e vështirë. Por kam nevojë të besoj që në gjithë atë që ka ndodhur, ekziston një kuptim që tani s’arrijmë dot ta rrokim. Se një ditë gjithçka do të sqarohet, se ajo që ka ndodhur s’është veçse detaj i një skice që ende nuk kemi sy për ta parë.Një libër i ëmbël dhe i thellë, tërheqës e i dhimbshëm. Një roman i paharrueshëm.Libreriamo Është një histori dashurie, një roman policesk, një sagë familjare plot intriga dhe sekrete, me marrëdhënie të koklavitura dhe shumë suspansë. Një rrëfim dhembjeje dhe dhune. Por mbi të gjitha është një histori shprese, shpresë për “Gjithë jetën që mbetet”.

Shtëpia Botuese

Pegi

Numri i faqeve

428

Autori

Roberta Recchia

Komente

Nuk ka ende komente