Gjithçka që dija për dashurinë

Çmimi origjinal qe: 1,200 L.Çmimi i tanishëm është: 840 L. Save 360 L (30% Off)

Ky bestseller ndërkombëtar i këndshëm dhe, shpesh, prekës, flet për rritjen, pjekurinë, jep mësime të vyera lidhur me miqësitë, punën, humbjet dhe dashurinë.

3 stok

SKU: 9789928006714 Kategoria Tags: ,

Kur bëhet fjalë për sprovat dhe ngadhënjimet drejt rrugës së rritjes, gazetarja e “Sunday Times”, Dolly Alderton, i ka parë dhe provuar të gjitha.
Në kujtimet e saj, rrëfen gjithë gjallëri rënien në dashuri, gjetjen e punës, dehjen, braktisjen, çastin kur e kupton se Ivani nga dyqani i qoshes mund të jetë i vetmi burrë i besueshëm në jetën e saj. “Gjithçka që dija për dashurinë” ka të bëjë me takimet e këqija, miqtë e mirë dhe, mbi të gjitha, kuptimin se kur vjen çasti i duhur për gjithçka.
Me plot zgjuarsi dhe mprehtësi, ngrohtësi dhe humor, debutimi i paharrueshëm i Dolly Aldertonit ndërthur histori personale, vëzhgime satirike, një seri listash e recetash të cilat do t’u sjellin ndër mend episode të njohura grave të çdo moshe, duke i nxitur të kapin telefonin dhe t’u tregojnë shoqeve të ngushta gjithçka për këtë.
“Gjithçka që dija për dashurinë” ka të bëjë me betejat e moshës së hershme madhore me gjithë pasiguritë e saj të tmerrshme por shpresëdhënëse.

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

Numri i faqeve

372

Autori

Dolly Alderton

Komente

Nuk ka ende komente