Frendsat, të dashurat dhe gjëja e madhe e tmerrshme

1,500 L

Në një histori të jashtëzakonshme që vetëm ai mund ta tregonte, Methju Perri nxjerr zhveshur frakturën e familjes që e rriti, dëshirën për t’u bërë i njohur që e çoi drejt famës dhe boshllëkun brenda vetes që nuk u mbush kurrë as atëherë kur ëndrrat e tij më të mëdha u realizuan.

SKU: 9789928341853 Kategoria

Ky libër na përshkruan me hollësi paqen që ka gjetur pasi shpëtoi nga varësia dhe se si ndihet për shokët e tij të grupit të Friends-ave, duke na treguar për ta dhe aktorë të tjerë të tjerë që takoi gjatë rrugës. I sinqertë, i vetëdijshëm dhe me humorin e tij të njohur, Perri përshkruan me gjallëri betejën e tij të përjetshme me varësinë dhe çfarë e ushqente këtë varësi, pavarësisht se në dukje i kishte të gjitha. Parathënia nga Lisa Kudrow Përshëndetje, emri im është Methju, megjithëse mund të më njihni me ndonjë emër tjetër. Miqtë më thërrasin Meti. Dhe duhet të kisha vdekur me kohë. Kështu fillon historia mbresëlënëse e aktorit të mirënjohur Methju Perri duke na çuar në udhëtimin e tij që nis me ambicien e fëmijërisë për t’u bërë i famshëm, te varësia nga droga, alkooli, duhani e deri te shërimi tij, dhe duke na njohur gjatë rrugës me Methjun pesëvjeçar, i cili udhëtoi nga Montreali në Los Anxhelos, duke e kaluar fëmijërinë mes prindërve të tij të ndarë; më tej na njeh me Methjun katërmbëdhjetëvjeçar, i cili në renditjen kombëtare në Kanada ishte një yll i tenisit, dhe Methjun njëzetekatërvjeçar, i cili në episodin e parë në komedinë gazmore Friends mori një rol të lakmuar si pjesëtar kryesor i grupit të aktorëve… REVIEW “Një libër me kujtime i shkruar me guxim, pa droje dhe pa zbukurime. Siç kuptohet, Methju Perri ka qenë njeri i guximshëm. Këtu na tregon për varësinë e tij nga droga, alkooli dhe duhani, për sëmundjen e tij dhe për vetminë që e shoqëroi gjatë gjithë jetës. Në fund të fundit, ky libër është i mbushur me plot shpresë për të ardhmen. Në qoftë se doni të dini kush është Methju Perri, lini mënjanë ndonjë libër të rëndomtë dhe lexoni këtë.” MARTA KAUFMAN, bashkë-krijuese e komedisë gazmore të NBC-së Friends.

Shtëpia Botuese

Botart

Numri i faqeve

252

Autori

Matthew Perry

Komente

Nuk ka ende komente