Flaka misterioze e mbretëreshës Loana

1,600 L

Ideja e jetës, kufijtë dhe perspektivat e saj janë rrëfyer në këtë roman përmes kujtimeve. Ky është një libër që të bën të mendosh e kuptosh se si automatizimi i ekzistencës i ka kthyer edhe gjërat më të rëndësishme në jetë si të mirëqena. Dhe personazhit i duhet të humbë kujtesën që të rizbulojë botën! Një roman ku Eko, si kurrë më parë, hyn thellësisht në misterin e shpirtit njerëzor.

SKU: 9789928217752 Kategoria Tag:

Jambo, një librar antikuarësh që jeton në Milano ka pësuar një goditje cerebrale dhe jeton në mjegull. Humbja e kujtesës së tij është e çuditshme, – ai mund të kujtojë përmbajtjen e çdo libri që ka emrin e vet, nuk e njeh gruan e vajzat e tij dhe nuk i kujtohet asgjë nga fëmijëria. Në përpjekjen për t’u rimëkëmbur, gruaja e bind që të kthehet në shtëpinë e familjes ku është rritur, diku në kodrat midis Milanos dhe Torinos. Atje, në papafingon e shtëpisë ai kërkon dhe gjen nëpër kuti gazeta të vjetra, libra vizatimorë, disqe muzikore, albume fotografish dhe ditare të adoleshencës. Dhe kështu Jambo nis e rrëfen historinë e brezit të tij; nga himni fashist “Giovinezza” të Musolinit, nga edukimi katolik me ndenjën e fajit tek autorët e preferuar Salgari, etj., aktorët e famshëm dhe hartimet e shkollës. Jeta që garon para syve të tij merr formën e një romani grafik. Jambo lufton përmes boshllëqeve të kujtesës për të kapur një imazh të thjeshtë dhe të pafajshëm; atë të dashurisë së tij të parë dhe për të rijetuar gjurmët e një përvoje të rëndë personale në vitet e Rezistencës.

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

455

Autori

Umberto Eco

Komente

Nuk ka ende komente