Fjalimet TED

1,100 L

Ky është libri më i mirë rreth të folurit dhe komunikimit publik, i shkruar nga Chris Anderson, krijuesi i platformës TED. Nëse doni të flisni bukur, dhe në modën dhe standardet e shekullit të XXI, ky është padyshim udhëzuesi më i mirë.

10 stok

SKU: 9789951721219 Kategoria , Tag:

Asnjë njeri në botë nuk e kupton më mirë artin dhe shkencën e të folurit në publik se Chris Anderson. Ai ka mbështetur dhe frymëzuar, kandisur dhe inkurajuar shumë folës, për një periudhë të gjatë kohore, përfshirë mua, sikundër na ka ndihmuar të japim më të mirën e mundshme të performancës sonë në skenë, edhe kur kemi qenë në kulm të nervave dhe të dërrmuar. Anderson është personi perfekt që duhej ta shkruante këtë libër dhe është një bekim për shumë njerëz. – ELIZABETH GILBERT, autore e Ha, Lutu, Dashuro Fjalimet TED kanë rishpikur artin e retorikës së shekullit XXI. Lamtumirë akademizma sipërfaqësorë, fjalë shkencore pa kuptim, moralizime pompoze, ekzaltim nga PowerPoint, sot e dimë se “idetë që vlen të shpërndahen” munden, me të vërtetë, të shpërndahen në largësi dhe të depërtojnë në thellësi, me qartësi dhe stil. Ky libër e rivendos retorikën në vendin e saj të nderit, si një nga aftësitë më të domosdoshme për një qytetar të edukuar. -STEVEN PINKER, profesor në Harvard, autor i How the Mind Works dhe The Sense of Style Në këtë libër, Chris Anderson dhe grupi drejtues i TED, për herë të parë, na paraqesin gjithçka që kemi mësuar rreth “duhet” dhe “nuk duhet” në fushën e të folurit në publik. A ekziston ndonjë recetë e vetme për të folurin në publik? Sigurisht, jo. Por sigurisht, po, ekzistojnë disa përbërës kryesorë që ndihmojnë në gatimin e saj, të cilat grupi TED i paraqet në këto faqe me saktësi, entuziazëm dhe gjallëri (të cilat, edhe këto vetë bëjnë pjesë te përbërësit kryesorë). Një udhërrëfyes frymëzues dhe bashkëkohor në artin e respektuar të oratorisë.

Komente

Nuk ka ende komente