Me triologjinë e dëshirave ashtu si në shumicën e veprave të Drajzerit elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elementi i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore por edhe me depërtimin në detaje në sestimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.“Financieri” është një radiografi analitike e zhvillimeve psiko-sociale të sistemit të ri ekonomik. Të fitosh mbi rrënimin e tjetrit dhe duke sublimuar dashurinë, kjo është sëmundja e dukshme e kapitalit, aq sa para etheve të pasurimit asgjë nuk ka vlerë, as vetë jeta.
Financieri
1,400 L
Romani “Financieri” është një radiografi analitike e zhvillimeve psiko – sociale të sistemit të ri ekonomik.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Ombra GVG |
---|---|
Numri i faqeve | 678 |
Autori | Teodor Drajzer |
Komente
Nuk ka ende komente