Ferri

800 L

Ferri- Komedia Hyjnore ka ardhur tashme me nje shqiperim te ri nga Meritan Spahia. Shtepia botuese ka sjelle Ferri ne nje botim te vecuar per t’ju ardhur ne ndihme kryesisht nxenesve dhe studenteve dhe permban shpjegime dhe shenime perkatese per ta kuptuar me mire tekstin.

SKU: 9789928375827 Kategoria

Në tridhjetë e katër këngët e “Ferrit” Dante rrëfen fillimin e udhëtimit të tij në botën e përtejme, duke nisur nga humbja në “pyllin krejt errësi”, aty ku takon prijësin e tij, poetin Virgjil, për të vazhduar nëpër rrathët përposhtë deri në pamjen e tmerrshme të Luciferit dhe në ngjitjen e lodhshme për me ia dalë “prap me pa yjtë e vezllueshëm”. Një itinerar në shpirtin njerëzor përgjatë të cilit Dante takon personazhe të paharrueshme (Pavlin dhe Françeskën, Farinatën, kont Ugolinin, Uliksin…), ngjarjet e të cilëve i vëzhgon me gjykim të prerë, por edhe me një pietas (mëshirë) që është ndoshta shenja më e madhe e njëjtësimit të tij të thellë me shpirtin njerëzor. Nga ky qëndrim thellësisht modern rrjedh universaliteti i “Ferrit”, që e bën përvojën e Dantes në botën e përtejme një udhëtim që mund të jetë i të gjithëve.

Komente

Nuk ka ende komente