Pas vitesh të tëra shtypjeje e shfrytëzimi, kafshët e një ferme, të lodhura nga mujshitë e vazhdueshme të qenieve njerëzore, vendosin të ngrenë krye dhe, pasi dëbojnë pronarin, orvaten të krijojnë një rend të ri, të themeluar mbi një koncept utopik barazie. Megjithatë, shumë shpejt, mes tyre lind një klasë e re burokratësh, derrat, të cilët me dinakërinë, makutërinë dhe egoizmin që i karakterizojnë u imponohen në mënyrë arrogante dhe tiranike kafshëve të tjera më të buta dhe shpirtmira. Thellësisht aktual dhe po aq i freskët sa ç’ka qenë më shumë se gjysmë shekulli më parë, “Ferma e kafshëve” është një përrallë për ata që mëtojnë të jenë çlirimtarë kudo në botë. Teksa dëshmohet, përmes thjerrës së historisë, ngritjadhe rënia e përgjakshme e kafshëve revolucionare, dallohen farat e totalitarizmit në sistemet më ideale, si dhe shpirtrat e shtypësve më të egër teudhëheqësit tanë më karizmatikë. “Përrallë” e ka quajtur vetë Orwelli, teksa derrat zënë e marrin gjithnjë e më tepër tipare njerëzore, por ndërkaq është një alegori e thellë jo vetëm ndaj sistemit komunist të ish-Bashkimit Sovjetik, por ndaj të gjitha diktaturave njerëzore. Satira e mprehtë oruelliane ndaj totalitarizmit bashkohet me gjeninë krijuese dhe një energji stilistikore që e vendosin “Fermën e kafshëve ” mes veprave më të njohura letrare të shekullit XX. Në shekullin XXI, kur besojmë se çdo gjë rreth nesh po zhvillohet dhe të gjitha vendet po ecin përpara, kuptojmë papritmas se ka ende parazitë që është vështirë për t’i hequr qafe. Vendet që kanë pasur mundësi të zhvillohen, kanë kapërcyer sprovën e vështirë për të mos rënë në totalitarizëm.
Ferma e kafshëve
800 L
Ferma e kafshëve është shembulli i përkryer se si ideja e një socializmi sipas volisë së dikujt fillon të hedhë rrënjë për t’u shndërruar në një diktaturë komuniste.
4 stok
Komente
Nuk ka ende komente