Etika Nikomakeane

1,200 L

“Etika nikomakeane” e Aristotelit trajton pyetjen se si të jetojmë mirë dhe paraqet konceptin e zhvillimit të një karakteri të virtytshëm si themel të sistemit të tij etik.

SKU: 9789928824677 Kategoria

“Etika nikomakeane” e Aristotelit trajton pyetjen se si të jetojmë mirë dhe paraqet konceptin e zhvillimit të një karakteri të virtytshëm si themel të sistemit të tij etik. Në këtë vepër, Aristoteli synon të shqyrtojë natyrën e lumturisë dhe argumenton se lumturia përbëhet nga “veprimtaria e shpirtit në përputhje me virtytin”, duke përfshirë virtytet morale si guximi, bujaria dhe drejtësia, dhe virtytet intelektuale si njohuria, mençuria dhe thellësia e të kuptuarit. “Etika nikomakeane” gjithashtu flet për natyrën e arsyetimit praktik, vlerën dhe objektet e kënaqësisë, format e ndryshme të miqësisë dhe marrëdhënien midis virtytit individual, shoqërisë dhe shtetit. Vepra e Aristotelit ka pasur një ndikim të thellë dhe të qëndrueshëm në gjithë mendimin Perëndimor mbi çështjet etike.

Shtëpia Botuese

Minerva

Numri i faqeve

349

Autori

Aristoteli

Komente

Nuk ka ende komente