E kush nuk ka thurur plane të panumërta për të lënë pas Shqipërinë njëherë e përgjithmonë e për të ndërtuar një jetë të re diku tjetër? Marla dhe Marini, ende në prag të jetës, largohen nga Shqipëria e 1995-ës. Ai i kthen krahët vendlindjes me padurim, ajo me kokën pas; ai ndjek studimet për aviacion në Maltë, ajo zgjedh sociologji në një tjetër ishull. Para se të ndahen, premtojnë se kurrkush e kurrgjë nuk do t’ua zbehë dashurinë që i ka lidhur qysh në fëmijëri, sepse do ta ruajnë të paprekur, si në një kasafortë. Koha ecën, por disa ëndrra u ngjajnë ende atyre të dy dekadave më parë dhe ata, tashmë larg njëri-tjetrit, pyesin veten: “E kemi mbajtur, vallë, premtimin?” Historia e tyre të fton ta kërkosh përgjigjen në dy jetë që shtjellohen prej adoleshencës në pjekuri, mes Lindjes dhe Perëndimit, dashurive dhe pengjeve.Ky libër përçon shkëndija prej tranzicionit shqiptar, rrëfen dështimet e triumfet, ashtu siç gjallojnë te dy njerëz të dashuruar, të ndarë e të lidhur si germat e një epopeje.Tirana, me kundërshtitë e paradokset e saj, fodulle dhe e dashur, kushedi sa i çorodit të ardhurit, sepse ndodh që Tirana e mban veten për më shumë se ç’është. Kushedi sa ndryshe duket kur të fanitet si dielli i universit shqiptar e kur mbërrin dhe gjen një Tiranë grivë, të shurdhuar nga zhurma, të mplakur nga pakënaqësitë! Mbase të ardhurit janë rritur mes lëndinave, maleve e lumenjve, ndërsa Tirana pispilloset me Lanën hollake. Kur ke dashuri për një Lanë, imagjino ç’duhet të ndiesh për një Drin e Vjosë! E kur tiranasi (kush është tiranas? sa vjet në Tiranë të bëjnë tiranas?) s’e ka shpirtin e gjerë për shqiptarin e ardhur, por e përul ngaqë s’e dëbon dot, imagjino sa do t’i mirëpresë Perëndimi shqiptarët, pengje mes epokave!
Epope intime
1,200 L
E kush nuk ka thurur plane të panumërta për të lënë pas Shqipërinë njëherë e përgjithmonë e për të ndërtuar një jetë të re diku tjetër? Marla dhe Marini, ende në prag të jetës, kushërinj të lidhur në mënyrë “mëkatare” me njëri-tjetrin, largohen nga Shqipëria e 1995-ës.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Pegi |
---|---|
Numri i faqeve | 366 |
Autori | Enit Karafili Steiner |
Komente
Nuk ka ende komente