Epi i Gilgameshit

600 L

Epi i Gilgameshit është një poemë epike nga Mesopotamia e lashtë. Daton që nga Dinastia e Tretë e Ur-it (rr. 2100 p.e.s), dhe është konsideruar shpesh si vepra e parë e madhe e letërsisë. 

SKU: 9789995617264 Kategoria

 Historia letrare e Gilgameshit fillon me pesë poema sumeriane rreth “Bilgamesh”-it (emri në gjuhën sumere për “Gilgamesh”), mbret i Urukut. Këto histori të pavarura më vonë u përdorën si material burimor për një epikë të kombinuar. Versioni i parë i kësaj epike të kombinuar, i njohur si versioni “Babilonas i vjetër”, daton nga shekulli i XVIII-të p.e.s dhe ende titullohet sipas fjalëve hyrëse të tij (incipit), Shūtur eli sharrī (“Duke tejkaluar të gjithë Mbretërit e tjerë”). Vetëm disa pllaka të tij kanë mbijetuar. Versioni i mëvonshëm ai “Standardi” daton nga shekulli XIII-të deri në shekullin X-të p.e.s dhe mban si incipit Sha naqba īmuru (“Ai që pa thellë”, në kuptimin modern: “Ai që sheh të panjohurën”). Përafërsisht dy e treta e këtij versioni të gjatë dymbëdhjetë-pllaka është gjetur. Disa nga kopjet më të mira u zbuluan në rrënojat e bibliotekës të shekullit të VII p.e.s të mbretit Asirian, Ashurbanipal. Gjysma e parë e tregimit flet për Gilgameshin, mbretin e Urukut, dhe Enkidu, një njeri i egër i krijuar nga zotat për të ndaluar Gilgameshin të shtyp popullin e Urukut. Pas një luftimi fillestar, Gilgameshi dhe Enkidu të bëhen miq të ngushtë. Së bashku, ata udhëtojnë në Malin Cedar dhe mposhtin Humbaban, mbrojtësin e tij monstruoz. Më vonë ato vrasin Demin e Qiejve, të cilin perëndesha Ishtar e dërgoj për të dënuar Gilgameshin pasi refuzoj afrimin me të. Si një ndëshkim për këto veprime, perënditë dënojë Enkidui-n me vdekje.

Komente

Nuk ka ende komente