Ëndrratar

1,200 L

Gëlltite dhembjen me pahir në thellësinë tënde! Shteroi jeta, s’ka më lot as ëndrra, as përralla, eja në vete, dehu sot me zemrat e gjalla!(nga poezia “Vetvetes”)Ëndrratar risjell në …

SKU: 9789928922144 Kategoria

Gëlltite dhembjen me pahir në thellësinë tënde! Shteroi jeta, s’ka më lot as ëndrra, as përralla, eja në vete, dehu sot me zemrat e gjalla!

(nga poezia “Vetvetes”)

Ëndrratar risjell në vëmendje poezitë e vëllimit Poezi të zgjedhura të Petro Markos, i cili u botua në vitin 1974 dhe u ndalua pa hyrë në qarkullim. Ky vëllim përmbante poezi të përzgjedhura nga libri “Horizont”, krijime të botuara ndër vite në organe të ndryshme shtypi, si edhe disa poezi të pabotuara më parë. Përmbajtja e tij me mesazhe që sfidonin kohën, u konsiderua e papërshtatshme, çka solli jo vetëm heqjen e së drejtës së botimit, por edhe fshirjen e emrit të tij nga historia e letërsisë.

Ëndrratar është një rikthim i zërit poetik të Petro Markos dhe një dëshmi e fuqisë së fjalës së tij.

Shtëpia Botuese

Albas

Numri i faqeve

194

Autori

Petro Marko

Komente

Nuk ka ende komente