Elon Musk

1,500 L

Për dy vjet me radhë, Isaacson e ka ndjekur Musk-un ngado, ka marrë pjesë në mbledhje bashkë me të, e ka shoqëruar nëpër kompanitë e tij, ka kaluar orë  të tëra duke intervistuar vetë Elon-in, familjarët dhe miqtë, kolegët dhe rivalët. Kjo është një histori intime dhe e pasur me shumë anekdota të panjohura nga jeta e tij, një rrëfim i jashtëzakonshëm triumfesh dhe trazirash.

SKU: 9789928371928 Kategoria Tags: ,

Një rrëmim i hollësishëm në mendjen e trazuar të njeriut më të pasur të botës… Libri i Isaacson-it nuk është portreti hijerëndë i një kapiteni industrie, por më tepër një udhëtim rraskapitës përmes jetës së një njeriu që duket se e ka të pamundur të arrijë lumturinë.The Sunday TimesSikur Musk-u të kishte ambicie vetëm për plazhet dhe luksin, atëherë s’do të ishim duke lexuar këtë libër për jetën e tij. Për Musk-un, themeli është krijimi i gjërave kundër çdo parashikimi. Një nga arsyet kryesore për të cilën është shumë i pasur ka të bëjë me faktin që është gjithnjë në gjendjen e start-up-it.ForbesÇfarëdo që të mendoni për z. Musk, është një njeri që ia vlen ta kuptosh, gjë që e bën këtë libër të denjë për t’u lexuar.The EconomistMe biografinë “Elon Musk”, Walter Isaacson na jep jo vetëm një kronikë tërheqëse të jetës frenetike të protagonistit të tij, por edhe disa përgjigje fort bindëse.Wall Street JournalIsaacson-i ka mbledhur informacione nga admiruesit dhe kritikët e Musk-ut. Dhe i nxjerr në shesh të gjitha… Libri është plot me histori. Një rrëfim thellësisht rrëmbyes i një novatori amerikan spektakolar.New York Journal of BooksIsaacson-i arrin ta ndajë Musk-un në dy njerëz… përfundimi është një libër me hollësi të panumërta, që e ndjek brenda sallave të rëndësishme dhe eksploron zonat e errëta të mendjes së tij.The TimesKy libër ngjan si prova gjenerale e jetës së Elon Musk-ut, i cili, ashtu si dhe Steve Jobs, i shtyn njerëzit të vrasin mendjen nëse një sjellje personale e tmerrshme mund të ndahet nga vendosmëria e palodhshme që e ka bërë atë të suksesshëm.The Guardian.

Shtëpia Botuese

Pegi

Numri i faqeve

648

Autori

Walter Isaacson

Komente

Nuk ka ende komente