Eleonorë Olifenti është shumë mirë

1,300 L

Një histori që na mëson se ç’është e aftë të bëjë ose të mos bëjë qenia njerëzore

14 stok

SKU: 9789928338037 Kategoria , Tag:

Eleonorë Olifenti bën një jetë të thjeshtë në dukje. Ajo vesh të njëjtat rroba, ha të njëjtat ushqime çdo drekë dhe blen dy shishe vodkë çdo fundjavë. Është e kënaqur dhe nuk i mungon asgjë nga ato që ka planifikuar të ketë. Vetëm se, me raste… i mungon gjithçka. Një gjest i thjeshtë mirësjelljeje, shemb muret që Eleonora ka ngritur prej kohësh rreth vetes. Tani duhet të mësojë të mbijetojë në një botë ku gjithçka duket se merret për e mirëqenë. Ndërkohë, i duhet kurajë për t’u përballur me hijet e errëta të së shkuarës, të cilat është munduar t’i shmangë gjithë jetën. Ndryshimi mund të jetë i mirë, por edhe i keq. Apo mos ndoshta çdo ndryshim është shumë më tepër sesa thjesht… i mirë?

Komente

Nuk ka ende komente