Çarli Beneto e adhuronte të atin dhe kurrë nuk arriti ta pranonte faktin që ai e braktisi familjen. Dekada më vonë. Çarli është një njeri i rrënuar që e mbyt vetminë në dhimbje dhe në alkool. Një ditë, kthehet në qytezën e lindjes me qëllimin për t’i dhënë fund jetës.I dëshpëruar, hyn në kuzhinën e shtëpisë së vjetër dhe nuk u zë besë syve kur sheh që aty e pret e ëma, e vdekur prej tetë vjetësh, me gjithë dashurinë e saj më të madhe se koha.Ajo që pason është e vetmja ditë “e zakonshme” që shumë prej nesh e dëshirojnë me gjithë shpirt, një rast për t’u pajtuar me një prind të humbur. për të shpjeguar sekretet e familjes dhe për të kërkuar falje. Diku midis kësaj jete dhe tjetrës, Çarli mëson shumë gjëra befasuese për të ëmën dhe sakrificat e saj, që s’i ka ditur kurrë. Dhe përpiqet të bëjë bashkë copëzat e shkërmoqura të jetës së tij.Një roman që të bën të buzëqeshësh, të lëshosh lot përmallimi dhe që na tregon se familja është një histori fantazmash, pengjesh, keqkuptimesh, dhembshurish dhe revoltash. Është një parajsë dhe një ferr, ku gjejnë strehë përvojat tona më thelbësore.Kur e ke dikë në zemër, ai njeri kurrë nuk largohet plotësisht. Dhe mund të ndodhë, që edhe atëherë kur nuk ka më gjasa, të kthehet sërish pranë teje.
Edhe një ditë më shumë
1,000 L
Çarli Beneto e adhuronte të atin dhe kurrë nuk arriti ta pranonte faktin që ai e braktisi familjen. Dekada më vonë. Çarli është një njeri i rrënuar që e mbyt vetminë në dhimbje dhe në …
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Pegi |
---|---|
Numri i faqeve | 222 |
Autori | Mitch Albom |
Komente
Nuk ka ende komente