E verteta ime

1,400 L

Për herë të parë, Hillari  Klinton rrëfen përjetimet e saj gjatë një prej zgjedhjeve më kontroverse dhe të paparashikueshme në histori.

Tanimë, e lirë nga çdo trysni, ajo flet për një garë presidenciale të mbushur me   zemërim, seksizëm, ulje-ngritje të pazakonta dhe një kundërshtar, i cili shkeli të gjitha rregullat e garës.

Në këtë libër, ajo tregon se ç’do të thotë të garosh kundër Donald Trampit, cilat ishin gabimete saj, si e përballoi ajo atë humbje shkatërruese dhe si gjeti fuqi të mblidhte veten e të shihtepërpara për të ardhmen; ç’sfida duhet të kalojë një grua për t’u shfaqur e fortë në sy të publikut të gjerë, kritikat për zërin, moshën dhe   pamjen e saj, por, mbi të gjitha, për standardet e dyfishta me të cilat përballet një grua në politikë.

Zgjedhjet e vitit 2016 në Amerikë u shënjuan nga një sulm i paprecedent në demokracinë e vendit, nga një kundërshtar i huaj. Duke analizuar faktet dhe duke vënë pikat mbi “I”, Hillari Rodham Klinton tregon se sa i rrezikshëm ishte ai dhe pse Amerika duhet të dijë t’i mbrojë vlerat e demokracisë për të ardhmen.

Komente

Nuk ka ende komente