E dashur jet?

1,300 L

E dashur jetë është një libër mbi rëndësinë jetike të lidhjeve ndërnjerëzore, shkruar nga mjekja që të gjithë do të dëshironim ta kishim pranë në kohë krizash. Është një letër dashurie për babanë, profesionin dhe vetë jetën.

10 stok

SKU: 9789951846301 Kategoria

Si specialiste e mjekësisë paliative, Dr. Rachel Clarke zgjedh të banojë në një vend që shumë njerëz do ta konsideronin tepër tragjik veç po ta shkonin nëpër mendje. Çdo ditë ajo përpiqet t’u japë kujdes e ngushëllim njerëzve që gjenden në fundin e jetës së tyre, ashtu që t’ua bëjë vdekjen më të durueshme. Gjithë trajnimi i Rachel-it u sprovua më 2017, kur babai i saj i dashur, mjek i përgjithshëm, u diagnostikua me kancer terminal. Ajo mësoi se kurrgjë madje as kujdesi më i përsosur paliativ – nuk mund ta qetësojë dhembjen që njeriu ndien kur humb dikë që do. E, megjithëkëtë, thotë ajo, në një shtëpi kujdesi ka më shumë nga ato që kanë rëndësi në jetë – më shumë dashuri, më shumë fuqi, më shumë mirësi, më shumë gëzim, më shumë mirësi, më shumë dhembshuri – sesa do të mund ta imagjinonit ndonjëherë. Sepse, nëse ka një ndryshim midis njerëzve që e dinë se po vdesin dhe neve të tjerëve, është thjesht ky: që të sëmurët terminalë e dinë që po u mbaron koha, ndërsa ne jetojmë sikur kemi gjithë kohën e botës. E dashur jetë është një libër mbi rëndësinë jetike të lidhjeve ndërnjerëzore, shkruar nga mjekja që të gjithë do të dëshi ronim ta kishim pranë në kohë krizash. Është një letër dashurie për babanë, profesionin dhe vetë jetën.

Shtëpia Botuese

Pema

Numri i faqeve

370

Autori

Rachel Clarke

Komente

Nuk ka ende komente