Dyzet rregullat e dashuris?

1,000 L

Ela Rubinsteini është dyzet vjeçe dhe martesa nuk duket e lumtur. Merr një punë nga një agjensi botimi, ku duhet të shkruajë një raport pasi të lexojë librin “Blasfemi e ëmbël”, një roman i shkruar nga Aziz Zahara.

4 stok

SKU: 9789928000446 Kategoria Tag:

Ela Rubinsteini-n e përpijnë tregimet për Shamsin e Tabrizit në kërkim të Rumiut dhe roli i dervishit në shndërrimin e klerikut të famshëm, por aspak të lumtur, në një poet pasionant dhe mbrojtës të dashurisë. Por ajo nis ti zbatojë edhe vetë mësimet e Shamsit apo rregullat që flasin për një filozofi të lashtë mbështetur në bashkëjetesën mes njerëzve e kulturave si dhe për praninë e dashurisë brenda secilit prej nesh.

Duke lexuar, ajo bindet përherë e më shumë se historia e Rumiut i ngjan historisë së jetës së saj dhe autori Zahara i ngjan Shamsit të dikurshëm, duke e çliruar.

Elif Shafak lindi në Strasburg të Francës në vitin 1971. Ka fituar shumë çmime si romanciere dhe është shkrimtarja më e lexuar në Turqi. Kritikët e kanë cilësuar si “një nga zërat më të shquar të botës bashkëkohore letrare turke”. Librat e saj janë përkthyer në më tepër se tridhjetë gjuhë dhe i është dhënë titulli i nderit “Kalorëse e Urdhrit të Arteve dhe Letërsisë”.

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

Numri i faqeve

492

Autori

Elif Shafak

Komente

Nuk ka ende komente