Gjenerali në labirintin e tij

1,200 L

Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit, melankolik, përgjatë lumit Magdalena, e përgjatë brigjeve të tij, duke vizituar sërish qytetet, duke ripërjetuar triumfet, pasionet dhe tradhtitë ne jetën e tij.

SKU: 9789928226792 Kategoria

Pafundësisht i hijshëm, jashtëzakonisht i suksesshëm në dashuri, në luftë dhe politikë, ai kërcen ende me kaq gjallëri dhe mjeshtëri, saqë njerëzit nuk arrijnë ta besojnë se ai është vërtet i sëmurë. Ai endet pa asnjë qindarkë, ka hequr dorë nga presidenca dhe ka shpallur dëbimin e tij të pashmangshëm, një akt të cilin e zvarrit vazhdimisht, me shpresën se do të rikthehet në pushtet. I kritikuar gjerësisht, target i atentateve, i torturuar nga pagjumësia dhe ethet e përditshme, Gjenerali është bërë cinik, i hidhët e tekanjoz, i acaruar me fuqitë që po i shterojnë, i pamundur që të përballet me vdekjen që e pret (“Si do të shpëtoj nga ky labirint!”, thërret ai). I përndezur me kujtimet e pushtetit që zotëronte dikur dhe ëndrrën e bashkimit kontinental që nuk e arriti, ai është një shembull i gjallë se sa shumë mund të arrihet – dhe humbet – në jetë. “Çdo paragraf i librit shkëlqen me gjenialitetin e Gabriel García Márquez… Ai ka shpikur disa nga personazhet magjikë të epokës sonë. Megjithatë, Gjenerali i tij është jo vetëm magjik, por edhe i vërtetë.” The Wall Street Journal

Shtëpia Botuese

Onufri

Numri i faqeve

312

Autori

Gabriel García Márquez

Komente

Nuk ka ende komente