Libri ka dy histori që gërshetohen me njëra-tjetrën si një spirale e dyfishtë. Në njërën anë është një artist i Rilindjes i viteve 1460: Françesko del Kosa, një figurë e marrë nga jeta reale, i cili është përgjegjës për një seri afreskesh goditëse në pallatin Schifanoia në Ferrara, Itali. Në anën tjetër është vajza i një vajze të viteve 1960: një adoleshente e quajtur Xhorxha, mamaja e së cilës vdes papritur, dhe e cila përpiqet të përballojë humbjen e saj nën vorbullën e një shpjegimi logjik të vdekjes së të ëmës bashkë me vëllain e saj të vogël dhe babain, i cili i zhytur në dëshpërimin e tij është thuajse joekzistent në familje. Dy histori dashurie dhe padrejtësie ndërthuren në një fill të vetëm të pazakontë, ku koha bëhet e pa kohë, struktura bëhet lojcake, njohuria bëhet misterioze, trillimi bëhet i vërtetë—dhe të gjitha gjërave të mirëqena në jetë u jepet një shans i dytë. Romani i Ali Smith ka një origjinalitet dhe një ndjesi letrare të pashoqe. Ajo tërheq një lexues që pëlqen ngrohtësinë, humanizmin dhe humorin e zërit të saj. Nuk është një narrativë me shumë zgjedhje, por rendi tekstual varet nga një element i fatit. Në thelb të librit “Dy botë paralele” është një sfidë elokuente për nocionet dualiste që drejtojnë ekzistencën tonë: të vdekurit bashkëjetojnë me të gjallët dhe historitë e tyre ndërthuren, nganjëherë në mënyra që nuk kanë kuptim tjetër përveçse poetikës. Njëkohësisht lozonjar dhe melankolik, absurd dhe i dhembshur, me një strukturë unike “Dy botë paralele” tejkalon kufijtë e së kaluarës dhe të tashmes, jetës dhe vdekjes, perceptimit dhe realitetit—për të mos përmendur subjektin dhe karakterin—të bëhet diçka më e madhe se shuma e dy veçorive dalluese të saj, por të ndërthurura.
Dy botë paralele
1,200 L
“Dy botë paralele” është një roman rreth gjithanshmërisë së artit, i mrekullueshëm, kompleks dhe postmodern. Është një bisedë e shpejtë e lakimit të zhanrit midis formave, kohërave, të vërtetave dhe trillimeve.
Komente
Nuk ka ende komente