LIBRI FENOMENAL I ZHVILLIMIT PERSONAL
“Përvoja më transformuese ka qenë thjesht të dua veten…”
Kur kompania që kishte ndërtuar për mbi një dekadë falimentoi, CEO-ja i Silicon Valley-t, Kamal Ravikant, u gjend në një periudhë depresioni të thellë.
Pasi preku fundin, e vetmja dritë që gjeti erdhi në formën e një meditimi të thjeshtë: E dua veten. Kjo u shndërrua në një praktikë mendore që i ndryshoi jetën, përmes së cilës ai filloi të zbulonte një sistem mjetesh për të qëndruar pozitiv, i balancuar dhe për të ecur përpara.
Shumë prej nesh nuk mësojmë kurrë si ta duam veten, dhe në Duaje veten sikur prej saj varet jeta jote, Kamal ndan gjithçka që ka mësuar. Një libër praktik dhe fuqizues që do t’ju transformojë dhe do t’ju japë dhuratën e paçmueshme të dashurisë jetëgjatë për veten.
Komente
Nuk ka ende komente