Drive

1,000 L

Libri më i shitur i New York Times që u ofron lexuesve një mënyrë të re të menduari për motivimin duke hedhur poshtë paradigmat. 

SKU: 9789928265364 Kategoria

Shumica e njerëzve besojnë se mënyra më e mirë për të motivuar është shpërblimi me para – qasja e llojit “shpërblim dhe ndëshkim”. Ky është një gabim, thotë Daniel H. Pink (autor i librit Të Shesësh  është njerëzore: E vërteta befasuese për motivimin e të tjerëve). Në këtë libër të ri provokues dhe bindës, ai pohon se sekreti i performancës së lartë dhe kënaqësisë në punë, në shkollë dhe në shtëpi – është nevoja thellësisht njerëzore për të drejtuar jetën tonë, për të mësuar dhe për të krijuar gjëra të reja, për t’u bërë më të mirë dhe për ta bërë botën më të mirë. Mbështetur në katër dekada kërkimesh shkencore për motivimin njerëzor, Pink-u zbulon mospërputhjen midis asaj që di shkenca dhe asaj që bën biznesi – dhe mënyrës se si kjo ndikon në çdo aspekt të jetës. Ai analizon tre elementë të motivimit të vërtetë – autonominë, perfeksionimin dhe qëllimin – dhe ofron zgjidhje inteligjente dhe befasuese për t’i vënë ato në praktikë në një libër unik që do të ndryshojë mënyrën se si mendojmë dhe jetojmë.

Komente

Nuk ka ende komente