Drita midis oqeaneve

Çmimi origjinal qe: 1,300 L.Çmimi i tanishëm është: 910 L. Save 390 L (30% Off)

Izabelës i pëlqen pa masë drita e farit midis oqeaneve, që ndriçon netët. Dhe adhuron mëngjeset rrëzëllitëse, me agun qumështor që zbardh aty më parë se gjetiu, thuajse ai far të …

5 stok

SKU: 9928032317 Kategoria Tags: ,

Izabelës i pëlqen pa masë drita e farit midis oqeaneve, që ndriçon netët. Dhe adhuron mëngjeset rrëzëllitëse, me agun qumështor që zbardh aty më parë se gjetiu, thuajse ai far të ngrihet si qendra e botës. Ndaj dhe çdo ditë zbret brigjeve shkëmbore dhe tret vështrimin një çast mes blusë, ku dy oqeanet, ai austral dhe ai indian shtrihen si një qilim i pacak. Aty, në ishullin e largët e të ashpër, të banuar vetëm prej saj dhe të shoqit, Tomit, rojës së farit, Izabela kurrë s’ka ndier frikë. Është mësuar me heshtjet e gjata dhe rropamën shurdhuese të detit. Por, këtë mëngjes, një klithmë e mprehtë therëse si fluturim pulëbardhash, çan befas qetësinë e mëngjesit. Ajo klithmë, që fati e desh t’ua ndryshonte jetën përgjithnjë, është e qara e mekur e një vogëlusheje, e gjetur në kuvertën e një barke të përplasur pas shkëmbinjve nënujës, bashkë me kufomën e një të panjohuri.

Shtëpia Botuese

Uegen

Numri i faqeve

400

Autori

M. L. Stedman

Komente

Nuk ka ende komente