Historia e romanit Drita e mozgat, zë fill në vitet ’60 dhe lidhet me qytetin e Nijmegenit, një qytet me bindje të rrepta fetare.
Mbi akullin e ngrirë të lumit Waal, ndodh një takim i rastësishëm midis Fridës, një shitëse e te lulesh dhe një burri të martuar të quajtur Otto, profesor ne universitetin e qytetit. Shumë shpejt mes tyre ndizen shkëndijat e dashurisë. Edhe pse e paligjshme, kjo histori dashurie që i ndryshoi jetën Fridës, kthehet në një dramë egzistenciale.
Ngjarjet dhe historitë shpirtërore të asaj qyteze dominoheshin dhe kontrolloheshin tërësisht nga Kisha Katolike. Edhe vendimet e marra prej saj, ndaj atyre që dilnin jashtë ketij kontrolli, ishin viktimizuese.
Ky roman ngre probleme të mëdha mbi psikologjinë e një shoqërie e cila është e detyruar që të gjitha historitë personale, ti mbajë të mbyllyra brenda vetes deri në fund jetës
Dita e muzgut e ndërtuar mbi një strukturë Cretrospektive, rrëfehet me sytë e Fridës, sot një grua tetëdhjetë vjeçare, e cila i shtyn ditët e fundit të jetës e vetmuar në një azil, sepse bashkëshorti nuk jeton më…
Tani që ajo është në prag të largimit nga jera, nuk deshiron të ikë e pikëlluar, prandaj guxon të kërkojë atë që ka humbur në kohën e vajzërisë
Por… cili është pengu i saj?
Komente
Nuk ka ende komente