“‘Dosja H.’ është një nderim për më të shquarin e tyre, Homerin, ‘të verbrin e madh’, ashtu sikurse të tjera ro- mane, si ‘Koncert në fund të stinës’ dhe ‘Dimri i vetmisë së madhe’ janë një dëshmi e admirimit për një tjetër mjeshtër, Shekspirin. Ndërsa në ‘Prillin e thyer’ zotëron ngjyra tragjike, ‘Dosja H.’ vë në dukje më shpesh groteskun. Dhe Kadareja jep këtu një nga recetat e humorit të tij: ballafaqimin e të huajve me Shqipërinë. Që këtej lindin moskuptime, ngatërresa dhe gjendje burleske. E njëjta procedurë rishfaqet që nga ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’. Atë e gjen pastaj me kinezët te ‘Koncerti’. Çdo herë trupat e huaj janë hedhur jashtë nga organizmi Sh- qipëri. ‘Dosja H.’ nuk i shpëton këtij rregulli”, shkruan në par- athënien e veprës Eric Faye.
Dosja H
700 L
“Dosja H.” u botua së pari në revistën “Nëntori” më 1981. Ndonëse doli nga shtypi në kohën e acarimeve të mëdha në Kosovë dhe trajtonte çështje që lidheshin me autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, vepra pati një pritje të ftohtë dhe doli si libër më vete vetëm pas rënies së komunizmit.
Komente
Nuk ka ende komente