KUJDES KUJT I KTHEN SHPINËN, DHE SIDOMOS KUJT I HAP ZEMRËN!
“E vetmja gjë që dua unë, është një divorc i shpejtë, pa bujë – pak a shumë siç besoj se ishte tradhtia e tij.”
“Për të mirën e vajzës sonë, unë dhe Sara ramë dakord që të hiqemi sikur nuk ka ndodhur asgjë, të paktën derisa gjithçka të marrë drejtimin e duhur. Për Sarën, kjo do të thotë të divorcohemi dhe secili të shohë punën e vet siç shprehet ajo. Për mua, kjo do të thotë të luftoj për ta shpëtuar martesën tonë.”
“Kur e humbet besimin te dikush, nuk ke për ta gjetur kurrë më. Edhe atëherë kur mendon që e ke gjetur sërish, gjithmonë do ta kesh të ngulitur në mendje atë mendimin e vogël, të papërfillshëm, bezdisës, gjithmonë do të pyesësh veten: Mos po më gënjen… sërish?”
Jeneva Rose po ngjitet me shpejtësi drejt majave të suksesit.
Lexuesit që e shijuan daljen e parë në skenë të Sarës, do t’i adhurojnë kthesat, intrigat dhe surprizat e këtij vazhdimi magjepsës.
Komente
Nuk ka ende komente