Ditari i Penelopës

Çmimi origjinal qe: 700 L.Çmimi i tanishëm është: 560 L. Save 140 L (20% Off)

Ashtu si edhe tek Apologjia e Sokratit , Varnalisi e kthen edhe një herë realitetin në mit. E ndihmon për këtë Penelopa e njohur. Duket sikur ai ka shtënë në dorë ditarin e vërtet të saj dhe na jep mundësinë t’u hedhim një vështrim të pathënave të heroinës së Homerit…

10 stok

SKU: 9789928477293 Kategoria Tags: ,

Ashtu si edhe tek Apologjia e Sokratit , Varnalisi e kthen edhe një herë realitetin në mit. E ndihmon për këtë Penelopa e njohur. Duket sikur ai ka shtënë në dorë ditarin e vërtet të saj dhe na jep mundësinë t’u hedhim një vështrim të pathënave të heroinës së Homerit. Ditari fillon në ditën kur Odiseu niset për udhëtimin e tij të madh. Penelopa e Varnalisit shkruan për pasiguritë dhe frikën, për xhelozinë dhe zhgënjimin. Ajo i dorëzohet dëshpërimit, bën një bilanc të jetës së saj dhe e lejon veten të shembet së bashku me rendin e gjërave. Populli është i uritur, mëtusit po përgjojnë dhe ajo kërkon një zgjedhje për t’u tallur me të gjithë. Skicon mite të reja, me protagonistë perënditë, derisa të shfaqet Shpëtimtari. Kohët kanë kaluar dhe pushtues të tjerë kanë ardhur. Beteja dhe rrëmbime të reja. Populli besnik vesh përsëri parzmoren dhe shkon në mbrojtje të atdheut, kombit, prijësve të tij të dashur. Për të mirën e tij, për dashurinë dhe për të gjithë. Për të mirën e tij, për dashurinë, për të gjithë. Për të mbrojtur, në emër të kombit, prijësve të tij, kundër torturuesve të rinj të mundshëm. Ditari i Penelopës është një kryevepër alegorike, e shkruar në mënyrë të thjeshtë, të kuptueshme, jashtëzakonisht të vërtetë dhe njerëzore.

Shtëpia Botuese

Neraida

Numri i faqeve

165

Autori

Kostas Varnalis

Komente

Nuk ka ende komente