Greg Helflit nuk para i pëlqejnë surprizat sidomos kur bëhet fjalë për ditëlindjen e vet. Po nuk i ka shkuar mendja kurrë se ç’surprizë befasuese i ka përgatitur familja këtë vit.
Kur nisin të shpalosen planet për ditëlindjen e tij madhështore, ai shpreson se do t’i plotësohet dëshira e vetme që ka për këtë ditëlindje një kartë shumë e rrallë koleksioni, që vlen sa një pasuri e tërë. Problemi është se asaj i janë vënë nga pas edhe të tjerë dhe nuk ka asnjë garanci se do ta shtjerë në dorë i pari.
A do të bëhet realitet ëndrra e Gregut? Apo do të mësojë se duhet të kesh kujdes me çfarë kërkon?
Komente
Nuk ka ende komente