Në korridoret e firmës më të mirë juridike të Çikagos: një avokat i ri është në prag të një karriere të shkëlqyer. Por ndërkaq, njëzetegjashtëvjeçari Adam Holl po rrezikon gjithçka për një vrasës të dënuar me vdekje dhe për një çështje të pamundur. Njësia e sigurisë së lartë, burgu shtetëror i Misisipit: Sem Kejholli, një ish – anëtar i Ku Klus Klanit dhe racist i pandreqshëm, është dënuar me vdekje për një bombardim fatal në vitin 1976.
Kejhollit nuk i ka mbetur më asnjë mundësi, përveç njërës: një avokat i ri dhe liberal nga Çikagoja që rastis të jetë nipi i tij. Ndërkohë që ekzekutuesit përgatisin dhomën e gazit, protestuesit grumbullohen dhe kamerat televizive rrinë në pritje, Adamit i kanë mbetur vetëm ditë, orë dhe minuta për ta shpëtuar klientin e tij.
Mes tyre është një humnerë turpi, gënjeshtrash familjare dhe të fshehtash, përfshirë edhe të fshehtën që mund t’ia shpëtojë jetën Sem Kejhollit… ose t’i kushtojë jetën Adamit.
Komente
Nuk ka ende komente