vendosur në sfondin romantik të Spanjës së korridave, subjekti tërheqës i romanit shpalos karakteret tipike të prozës së Heminguejit, karaktere të mundura, por jo të mposhtura, burrërore në dhimbjen e tyre. Një protagonist i traumatizuar fizikisht dhe shpirtërisht në Luftën Botërore, një idil i pashpresë e i trishtuar dashurie, një atmosferë dhimbjeje dinjitoze; të gjitha këto elemente të indit artistik të kësaj kryevepre të letërsisë së shekullit të kaluar, mishërojnë tiparet më thelbësore të asaj që u quajt rëndom “letërsi e brezit të humbur”. Pas romaneve Lamtumirë armë, Të kesh e të mos kesh, Për kë bien kambanat, Përtej lumit në hijen e drurëve, tregimeve “Plaku e deti”, “Dëborat e Kilimanxharos”, “Lumturia e shkurtër e Frensis Makomberit” etj., lexuesi merr në dorë një prej veprave më të suksesshme e më të njohura të nobelistit amerikan.
Dhe lind dielli
700 L
‘Dhe lind dielli” është romani i parë i Ernest Heminguejit, njërit prej mjeshtërve më të mëdhenj të prozës bashkëkohore.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Dituria |
---|---|
Numri i faqeve | 200 |
Autori | Ernest Hemingway |
Komente
Nuk ka ende komente