Deshira

1,400 L

Ashtu si në të gjitha romanet e Sparks-it, emocionet luajnë një rol të madh. “Dëshira” është një kronikë që ngjall mendime për disa dekada të jetës së protagonistes. Në atë rrjedhë, ajo zbulon vetëvlerësimin, vetëpranimin dhe madhështinë e dashurisë së parë.

Viti 1996 ndryshoi gjithçka për Magi Dozin.

E dërguar nga familja e saj, në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, për të jetuar me hallën që e njihte fare pak, në Okrakok, një qytet i izoluar në bregdetin e Karolinës së Veriut, Magi e kishte mendjen vetëm tek shoqet dhe familja që kishte lënë pas… derisa takoi Brajs Trikitin, një nga të paktët adoleshentë në ishull.

I pashëm, i sinqertë dhe i sapo pranuar në akademinë ushtarake në West Point, Brajsi i tregoi se sa shumë gjëra mund të pëlqente në qytetin buzë plazhit që rrihej gjithmonë nga era dhe e njohu me fotografinë, një pasion që do të bëhej pjesë e pandarë e jetës së saj.

Në vitin 2019, Magi është tashmë një fotografe e njohur. Ajo menaxhon një galeri të suksesshme në Nju Jork dhe fotografon vise të largëta dhe interesante në mbarë botën.

Por, Krishtlindjet e atij viti e gjejnë të mbërthyer në qytet, duke luftuar me një diagnozë mjekësore që e bën të reflektojë thellë… Gjithnjë e më shumë e varur nga një asistent i ri, ajo bëhet gjithnjë e më e afërt me të. Ndërsa numërojnë së bashku ditët e fundit të festave, ajo fillon t’i rrëfejë historinë e një Krishtlindjeje tjetër, shumë vite më parë, dhe të dashurisë që i tregoi asaj një rrugë, të cilën nuk mund ta kishte imagjinuar kurrë…

Komente

Nuk ka ende komente