Për dekada të tëra, emri i Demi Moore-it ka qenë sinonim i fjalës “famë”. Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes dhe kryefjala e titujve kryesorë, si për rolet ikonë në filma shumë të suksesshëm, ashtu edhe për lidhjet në jetën e saj private. Teksa ngjiste shkallët e karrierës në Hollivud, e kaluara dhe fëmijëria e saj e përndiqnin, duke i lënë gjithmonë vend një hijeje dyshimi dhe pasigurie për aftësitë e saj. Pikërisht për këtë, ajo shpesh u përball me beteja të mëdha kundër vesit të drogës, mungesës së vetëvlerësimit etj. Edhe kur kapi majat, ajo ende nuk ishte e bindur nëse e meritonte një vend në Hollivud, nëse ishte një nënë e mirë apo një aktore e denjë. Ky rrëfim i saj flet për diversitetin, por edhe për këmbënguljen. Një autobiografi reflektimi, ku autorja rrëfen pa doreza gjithçka për karrierën dhe jetën personale; që nga marrëdhënia problematike me të ëmën e deri tek martesat dhe lufta për të gjetur ekuilibrin mes famës dhe familjes.
Demi Moore – Jeta ime
1,400 L
Aktorja e famshme amerikane Demi Moore rrëfen për herë të parë historinë e jetës së saj në një autobiografi të mbushur me emocione dhe të pathëna asnjëherë më pare. Libri “Jeta ime” është një histori mbijetese, suksesi dhe dorëzimi; një portretizim i sinqertë i jetës së saj, sa të zakonshme aq edhe ikonë.
10 stok
Komente
Nuk ka ende komente